Aksioni i IKMT në Theth / Vijon lirimi i hapësirave publike, një protestueseje i bie të fikët
Në Theth ka vijuar edhe këtë të enjte aksioni i IKMT- së për lirimin e hapësirave publike.
Me mbështetjen e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake, punonjësit dhe mjetet e IMKT- së kanë vijuar shembjen e ndërtimeve sipas planit të parashikuar.
Pronarët e strukturave kanë vijuar me protestat e tyre, teksa një protestueseje i ka rënë të fikët.
Për ditën e tretë radhazi, pa ndërprerje, IKMT vijon shembjen e ndërtimeve pa leje.
Sipas informacioneve, aksioni nuk do të ndalet deri në shembjen e rreth 40 strukturave të identifikuara në shkelje të ligjit në këtë zonë turistike.
