Aksione policore në qarkun Shkodër / Një i ndaluar, një i shpallur në kërkim dhe disa raste të referuara në Prokurori

policia nentor lart

Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan një shtetas 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim një shtetas 20 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bardhaj një motomjet në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 37 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, pas kallëzimit të një shtetaseje 32 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila ka deklaruar se ky shtetas e përndjek në rrjete sociale dhe hap llogari false në emrin e saj, ku publikon përmbajtje fyese për të dhe familjarët e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 63 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.