Aksion pyllëzimi në Vaun e Dejës / 300 fidanë pishe mbillen në zonën e Mnelës

pyllezimi v dejes

Në kuadër të 103-vjetorit të krijimit të shërbimit pyjor, në zonën e Mnelës, në Bashkinë Vau Dejës, u zhvillua një aktivitet simbolik me mbjelljen e rreth 300 fidanëve pishe.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit pranë Bashkisë Vau Dejës është angazhuar për pyllëzimin e çdo zone të prekur nga zjarret, ku në total bëhet fjalë për rreth 35 hektarë sipërfaqe të dëmtuar.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret në masivin pyjor kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa zjarrvënia e qëllimshme vijon të mbetet një shqetësim serioz. Në deklaratën e tij, Shkjau apeloi për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga banorët e zonës, duke theksuar rolin e komunitetit në mbrojtjen e pasurisë natyrore.

Ky aksion pyllëzimi përbën një hap konkret drejt rikuperimit të masiveve pyjore të dëmtuara dhe ruajtjes së ekosistemit natyror në zonën e Vau Dejës. Pushteti vendor thekson se angazhimi për mbrojtjen e pyjeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, ndërsa bashkëpunimi me komunitetin mbetet thelbësor për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.