Lajme

Aksion i njësisë operacionale të policisë rrugore – Ndëshkohen automjetet me xhama të zinj, vendosen rreth 500 gjoba për 24 orë

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej dy ditësh ndodhet në Shkodër, ku po zhvillon një operacion që shtrihet në të gjithë qytetin.

Fokusi  i aksionit janë kontrollet e automjeteve me xhama të zinj, të riveshur ose të pahomologuar nga fabrika.

Gjithashtu në planin e masave është parandalimi i përdorimit të celularit, parkimet e gabuara që bëhen pengesë për bllokimin e trafikut.

 Rrugët po monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut, si dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe të parkimeve të gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Aksioni po monitorohet edhe nga ajri me dron.

Ky aksion është zhvilluar edhe gjatë natës, ku janë evidentuar parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore , të cilët janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.

Në dy ditë në Shkodër, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore pranë DPPSH ka vendosur rreth 500 gjoba për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe për mjetet me xhama të zinj.  Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Njëkohësisht dhe për këmbësorët që të tregojnë kujdes maksimal në kalimin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të respektojnë vijat e bardha dhe sinjalistikën rrugore në tërësi, si dhe në ato vend ku sinjalistika mungon, të kontrollojnë rrugën para se të fillojnë lëvizjen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…

18 hours ago

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…

19 hours ago

BE miraton Veprimin e Sigurisë për Evropën, 150 mld euro për mbrojtjen. Ndihmë edhe për Ukrainën

Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…

19 hours ago

BE thirrje Kosovës: Krijoni institucionet dhe zbatoni Asociacionin. Do vetizoloheni nëse s’dëgjoni miqtë!

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…

20 hours ago

Zelensky në Berlin: SHBA t’i vendosë sanksione Moskës, Merz: Do ndihmojmë Kievin me raketa

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…

20 hours ago

Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…

20 hours ago