Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë, dëshmon shoferi i betonierës: Ndalova se më mbaroi karburanti

WhatsApp-Image-2025-03-20-at-07.28.34-2

24-vjeçari Aleksandër Krrashi, drejtuesi i betonierës që mendohet të ketë shkaktuar aksidentin fatal në aksin Vorë-Fushë Prezë, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi më 19 mars, ku humbën jetën 4 të rinj.

Në dëshminë e tij, Krrashi ka shpjeguar se ndalimi i betonierës në rrugën kryesore ndodhi për shkak se i kishte mbaruar karburanti, por ai kishte harruar të ndizte bllokazhin e makinës.

“Ishim tre betoniere në radhë, unë parakalova dy të tjerët. Duke ecur, mu fik mjeti dhe kuptova se kishte mbaruar karburanti. Për këtë arsye e kisha ndalur betonierën,” ka thënë Krrashi gjatë dëshmisë së tij.

Sipas hetimeve, ndalimi i betonierës në rrugën kryesore, në orët e vona të natës dhe me bllokazhin fikur, ka shkaktuar aksidentin tragjik. Makina tip “Mercedes Benz” me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë dyshohet të ketë udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur nga pas betonieren, duke shkaktuar shpërthimin dhe përfshirjen nga flakët të automjetit.

Nga goditja, drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët humbën jetën. Hetuesit kanë konfirmuar se shoferi i betonierës, Aleksandër Krrashi, nuk dispononte patentë për drejtimin e këtij mjeti, dhe gjithashtu, betonierja u largua nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe veprimet e shoferit të betonierës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.