Aksident në Shkodër–Velipojë / 22- vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset edhe pasagjerja

aksident shkoder velipoje

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Shkodër–Velipojë nga ku mësohet se një 22-vjeçare, duke drejtuar automjetin, ka humbur dhe si pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Në njoftimin për shtyp Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën të ditur se rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, dhe pasagjerja të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.