AKSIDENT NË SHKODËR/ Një person me monopatinë është përplasur me një automjet

monopatina
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person është aksidentuar pranë ish- “Pesë Heronjve” .
I aksedentuari po lëvizte me monopatinë, kur është përplasur me një automjet i cili ishte në lëvizje.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke i ardhur në ndihmë të aksidentuarit, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime.
Për të kursyer karburant apo për të shmangur trafikun shumë qytetarë në Shkodër kanë zgjedhur të lëvizin me monopatina elektronike, por kjo ka nxjerrë në pah shumë rreziqe. Shumica e përdoruesve të monopatinave janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi , që do të thotë se nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën , çka i ekspozon ata drejt aksidenteve.