Aksident në Shkodër – Makina përplas të moshuarin në vijat e bardha

policia shkoder motorra

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne  në rrugën “Qemal Draçini”, në afërsi të Dollarit në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit,  kur një i moshuar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, teksa ka qënë duke kaluar vijat e bardha është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një femer.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa qytetari është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 54 vjeçar, banues në Shkodër, pasi mbrëmjen e së dielës në “Bulevardin Bujar Bishanaku” duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një automjet që drejtohej nga një 20-vjeçar.

Si pasojë ka marrë lëndime të lehta pasagjerja, e cila ishte ne automjet me 54-vjecarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton policia