Aksident në Lezhë-Milot, përplaset për vdekje 75-vjeçarja

Një aksident tragjik është regjistruar pak më parë në aksin Lezhë-Milot.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 75-vjeçare është përplasur për vdekje nga një motor. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e moto#ikletës, 40-vjeçarin Gj.Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore. 

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.  

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.