Aksident në Lezhë, kamioni përplaset me makinën, plagoset rëndë 1 person

Aksident në Lezhë

Një aksident është shënuar gjatë natës në aksin Lezhë–Shkodër, pranë degëzimit të parë në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një automjet tip “taksi” është përplasur me një kamion që mbledh mbeturinat në zonë. Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi i taksisë ka mbetur i bllokuar në automjet dhe është nxjerrë me vështirësi nga makina për t’u transportuar më pas në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.