Aksident në Fushë Arrëz / Lëndohen dy shtetas të huaj

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. S. dhe pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.