Aksident në aksin Qafë Mali- Fierz / Një shtetas kroat humb kontrollin mbi motomjetin dhe rrëzohet
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se :
Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
