Aksident me vdekje në Shkodër- Velipojë / Shpallet në kërkim një 39- vjeçar që ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses

policia shkoder motorra

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan një shtetas 74-vjeçar, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur një shtetas 67-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, i lënduari humbi jetën në spital.

Në një rast tjetër, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori lidhur me një shtetas 82-vjeçar, banues në Bërdicë e Mesme, i cili duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi u rrëzua dhe pësoi dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim një shtetas 39-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Në Velipojë, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori për një shtetas, pasi kishte kryer punime ndërtimi pa leje.

Në Malësi e Madhe, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori për një shtetas 67-vjeç, pasi në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike dhe për një tjetër, i cili kishte kryer punime ndërtimi pa leje.

Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.