Një aksident rrugor ndodhi mesditen e së mëkurës në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Tre automjete u përplasën me njëra- tjetrën, mes të cilëve një autobus i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.
Nga aksidenti i cili ndodhi rreth orës 12:00 mbeti i plagosur drejtuesi i autovetures, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se kamionçina po levizte në drejtim të Balldrenit, kur është ndeshur ballë për ballë me autoveturën, që po tentonte të parakalonte autobuzin me punonjësit e kampit të Gjadrit, në një segment ku sinjalistika nuk e lejon diçka të tillë.
Për shkak të përplasjes së fortë kamionçina është rrotulluar në drejtim të kundërt me lëvizjen, duke prekur edhe autobuzin që lëvizte në drejtim të Lezhës, por fatmirërisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk morën lëndime.Nga aksidenti u bllokua për rreth 60 minuta lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.