Aksident me motomjet në Fushë Arrëz / Ndërron jetë një shtetas sllovak , në gjendje të rëndë pasagjerja

policia shkoder motorra

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Pukës shtetasi Z. S, ndërsa pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T, po transportohet me helikopter  në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.