Aksident i rëndë në Mjedë – Një automjet përplas për vdekje dy shtetas

policia shkoder motorra

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në fshatin Mjedë . Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy shtetas. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë,  ku shtetasi G.B, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dale  nga rruga  duke  përplasur dy  këmbësorët, shtetasin N. P., 63  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi  pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.