Aksident fatal në Stom Golem – Ndërrojnë jetë dy të mitur, 16 dhe 14 vjeç, rrëzohen me motor

Një aksident fatal ka ndodhur në vendin e quajtur Stom Golem, në periferi të qytetit të Shkodrës. Një motor, i cili drejtohej nga një 16- vjeçar, me të cilin udhëtonte si pasagjer edhe një 14- vjeçar, ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, 16-vjeçari ka humbur drejtimin e motoçikletës, dalja nga rruga e të cilës ka rezultuar fatale për të, duke humbur jetën menjëherë në vengjarje.
Ndërkohë, me plagë të rënda, mbrëmjen e së hënës, u dërgua në spital 14-vjeçari. fatkeqësisht, këtë të martë, është mësuar se edhe 14- vjeçari ka ndërruar jetë, duki i dhënë përmasa tragjike kësaj ngjarje.