AKSHI dhuron gjak për të sëmurët, e-Albania me dy shërbime për rezervim të dhurimeve

akshi gjak

Janë vetëm pak minuta përkushtim, shumë dëshirë dhe ti kthehesh në heroin e dikujt që i ke shpëtuar jetën me gjakun tënd.

Këtë kanë bërë edhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në prag të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, duke ofruar solidaritet me njerëzit në nevojë për gjak.

Sapo u shkëputa nga një konferencë e rëndësishme për të ardhur këtu dhe për të dhuruar gjak. Është një veprim që tashmë e kam kthyer në traditë dhe e bëj çdo vit. Është shumë e rëndësishme për mua që të jem pranë njerëzve që vërtet kanë nevojë në momentet më të vështira,” apelon Romina Kostani, drejtore e agjendës digjitale në AKSHI.

Është një praktikë që duhet bërë më shpesh, por të paktën sot kam vendosur të jem prezente dhe të ndihmoj sa të mundem të gjithë ata njerëz, jeta dhe shëndeti i të cilëve varet pikërisht nga dhurimi i gjakut,” thotë specialistja IT, Pavlina Hysko.

Dhurimi i gjakut është një akt human që na bashkon si shoqëri, por unë besoj fort që është edhe një detyrim moral, që e kemi të gjithë për t’iu gjendur sadopak pranë atyre njerëzve, të cilët transfuzionin e kanë jetik,” shprehet Viol Xhafaj, drejtore e promovimit në AKSHI.

Për njerëzit e impenjuar, platforma online e dhurimit të gjakut ofron mundësinë e rezervimit të kohës përmes aplikimit në e-Albania.

Qytetarët dhe subjektet mund të rezervojnë për të dhuruar gjak dhe do të njoftohen nga njësitë përkatëse të transfuzionit të gjakut për orën dhe vendin e dhurimit. Gjithashtu, qytetarët mund të deklarojnë grupin e tyre të gjakut dhe të zgjedhin të njoftohen në rast se rezervat për atë grup gjaku janë të ulëta,” thotë Ana Hoxha, drejtuese e TIK nga Ministria e Shëndetësisë.

Dhurimet ne vendin tonë janë 75 për qind familjare dhe 25 për qind vullnetare. Kërkesat e pacientëve që kanë nevojë për gjak kërkojnë mesatarisht 100 njësi gjak të dhuruar në ditë.