Akademia Vllaznia, fidanishte talentesh – Shytani: Ka lojtarë premtues, por duhet punë për të veshur bluzën e ekipit të parë

shytani

Skuadrat zinxhirë të KF Vllaznia vazhdojnë të prodhojnë lojtarë, duke arritur gjithashtu rezultate pozitive në kampionatet e moshave.

Trajneri i ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia, Arbër Shytani, tregon për ecurinë e skuadrës që ai drejton gjatë fazës së parë.

Shytani thekson se në këtë grupmoshë ka lojtarë premtues, por ata kanë nevojë për shumë punë nga ana e tyre për të arritur të veshin bluzën e ekipit të parë të Vllaznisë.

Arbër Shytani u zgjodh si trajneri më i mirë i fazës së parë për grupmoshat nga Akademia e Futbollit Vllaznia.

Lojtarët që kanë dalë nga kjo akademi po mbajnë një peshë të madhe edhe në ekipin e parë, ku këtë sezon disa prej tyre kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre.