“Ai po shkonte të pinte kafe me një shok”, prindërit e shitësit “hero” në Australi: Ahmed u hodh kur sulmuesit i mbaruan municionet, i dyti e qëlloi nga ura

Ahmed u hodh kur

Prindërit e shitësit të frutave që u kthye në “hero” në Australi pasi u hodh mbi një prej autorëve të sulmit me 15 viktima kanë folur për mediat duke rrëfyer momentet e ngjarjes, por edhe kanë zbuluar se djali i tyre kishte shërbyer në polici.

Prindërit e Ahmed al Ahmed thanë se ndihen krenarë për trimërinë e treguar nga djali i tyre.

babai

Babai i tij, Mohamed Fateh al Ahmed, u tha mediave në arabisht: “Ndihem krenar dhe i nderuar sepse djali im është një hero i Australisë.”

Ai tha se djali i tij ishte një “hero” i cili ishte i lumtur që shpëtoi “shpirtra të pafajshëm nga këta kriminelë dhe vrasës”.

Nëna e tij, Malakeh Hasan Al Ahmed, tha: “Djali im ka qenë gjithmonë i guximshëm, ndihmon njerëzit. Atij i pëlqen kjo.”

nena

Prindërit e tij gjithashtu treguan se si djali i tyre përfundoi duke u përballur me personin e armatosur.

“Shoku i tij i tha të shkonin të pinin kafe në Bondi. Ata arritën atje dhe u tronditën kur panë burra të armatosur duke qëlluar me armë dhe terroristët”, tha babai i tij.

Al Ahmed, i cili shërbeu në polici, vuri re se njëri nga personat e armatosur ishte fshehur pas një peme dhe e kapi atë kur atij i mbaruan municionet, duke ia hequr armën.

Ndërsa personi i armatosur iku, sulmuesi i dytë, i cili ishte në një urë, qëlloi al Ahmedin dhe e goditi në shpatull. Ai ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pas ndërhyrjes.

I quajtur nga mediat dhe publiku “heroi i Bondi Beach”, Ahmed al Ahmed u vizitua në spital nga kryeministri i New South Wales, Chris Minns. Në postimin e tij, Minns e quajti 43-vjeçarin “një hero të jetës reale”, i cili shpëtoi “jetë të panumërta”.

ahmed australi