Lajme

“Abissnet Superiore” në RTSH, java e 29-të luhet të hënën dhe të martën

ava e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën. Kjo javë sjell përballje interesante, duke nisur me dy takimet e para të hënën, në orën 17:00.

Dinamo City përballet me Bylisin në “Elbasan Arena”, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë.

Tre takimet e tjera do të zhvillohen të martën. Në orën 13:30, Laçi do të sfidojë kryesuesit e Egnatias, ndërsa në orën 16:30 luhen dy duelet e fundit të javës.

Teuta pret AF Elbasanin në “Niko Dovana”, ndërsa ndeshja tjetër është klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia. 

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 29

E hënë, 10 mars

Dinamo City – Bylis 17:00

Skënderbeu – Partizani 17:00

E martë, 11 mars

Laçi – Egnatia 13:30

Teuta AF – Elbasani 16:30

Tirana – Vllaznia 16:30

Blerti Delija

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

9 hours ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

9 hours ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

9 hours ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

9 hours ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

9 hours ago