Do të luhet sot në orën 15:30 java e fundit e sezonit të rregullt e kampionatit “Abissnet Superiore” për edicionin 2024/2025. E diela pritet të jetë vendimtare për fatin e disa skuadrave, si për fazën “Final 4” ashtu edhe për mbijetesën në elitë.
Partizani dhe AF Elbasani janë në një përballje të drejtpërdrejtë për vendin e katërt, i cili garanton pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për këtë edicion. Të dyja ekipet ndodhen në kuotë të barabartë, me nga 50 pikë pas 35 javësh kampionat. Elbasani mban momentalisht vendin e katërt falë avantazhit në ndeshjet direkte, ku ka fituar 1 ndeshje dhe dy të tjerat kanë përfunduar në barazim. Partizani vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fushës, pasi sfida e nesërme do të luhet në “Arenën e Demave”. Për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega vlen vetëm fitorja dhe çdo rezultat tjetër e lë jashtë garës për titull.
Jo vetëm kaq pasi fundjava do të përcaktojë gjithashtu se cilat skuadra do të bien nga kategoria dhe cilat do të luftojnë për qëndrimin përmes play-off-it. Laçi, Tirana, Skënderbeu dhe Bylisi janë katër ekipet që janë në zonën e nxehtë.
Laçi dhe Tirana kanë nga 36 pikë dhe ndodhen vetëm një hap larg rënies nga kategoria. Laçjanët do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, ndërsa bardheblutë përballen me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Për të dyja ekipet, gabimi nuk është një opsion, pasi vetëm fitorja dhe tri pikët i mbajnë gjallë shpresat për të qëndruar në elitë.
Ndërkohë, një rëndësi të madhe ka sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit, një ndeshje direkte për mbijetesë. Nëse kjo ndeshje përfundon në barazim dhe Tirana e Laçi fitojnë, renditja mund të përmbyset plotësisht. Kombinimet janë të shumta, por një gjë është e sigurt. Të gjitha skuadrat do të luajnë gjithçka për gjithçka këtë fundjavë dhe do të japin maksimumin në fushë.
27 prilli pritet të jetë një ditë emocionesh, llogarish e ndoshta edhe lotësh, pasi në vetëm 90 minuta do të vendoset fati i një edicioni. Kush feston dhe kush dështon? Përgjigja vjen sot në fushat e Superiores dhe në ekranin e RTSH, ku do të transmetohen të 5-ta ndeshjet.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.