90-vjetori i shkollës “Llesh Nik Daka”, ky përvjetor bëri bashkë ish- nxënës, ish- mësues dhe drejtues të saj ndër vite
Shkolla Llesh Nik Daka në Shenkoll të Lezhës ka festuar 90-vjetorin e hapjes se saj, ku ishin të pranishem ish- nxënes, ish-mesues dhe ish-drejtues të saj ndër vite, disa prej të cileve edhe personazhe të jetës publike.
Drejtuesit e shkollës dhe të arsimit në Lezhë thanë se për të ardhur dëri në këtë ditë është dashur kontributi dhe sakrifica e shumë brezave.
Ne tetor të vitit 1934, shkolla e Shenkollit, që sot mban emrin e heroit, Llesh Nik Daka, hapi dyert për herë të parë me 60 nxënës, ku 25 ishin vajza.
Ajo vijoi të kultivonte dije duke arritur deri në 1300 nxënës, ndërsa sot në këtë shkollë mesojnë 560 nxënës.