80 vajza dhe gra denoncuan dhunën këtë vit – Nisin 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

80 gra dhe vajza

80 vajza dhe gra kanë denoncuar pranë strukturave të shërbimit social në Bashkinë Shkodër dhunën e ushtruar ndaj tyre përgjatë këtij viti.

Ky numër është disa herë më i lartë pranë organizatave që merren me mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Zevendes- kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza inkurajoi vajzat dhe gratë që të denoncojnë dhunën.

 “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” erdhën me mesazhe të forta drejtuar jo vetëm grave, por edhe institucioneve për marrjen e masave parandaluese të këtij fenomeni.