Categories: LajmePolitikë

8 maji Dita Botërore e Talasemisë, deputetët e Kuvendit dhurojnë gjak

Në çdo 8 maj, kudo në botën e qytetëruar, përkujtohet Dita e Luftës  kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që u përballën me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.

Talasemitë janë anemi hemolitike kronike (të shkatërrimit të gjakut) që  karakterizohen nga ulja apo mungesa e një ose më shumë zinxhirësh polipeptidike të hemoglobinës (α, β, γ, δ). Ato bëjnë pjesë në grupin e madh të defekteve të hemoglobinës, të cilat trashëgohen në mënyrë autozomale recesive.

Vendet ku shfaqet më shpesh Talasemia janë vëndet e Mesdheut ku malaria ka qënë endemike, si Shqipëria, Greqia, Italia, Qipro, etj.., por edhe në Azi dhe një pjesë Afrikës.

Sipas OBSH, sot 5% e popullsisë në botë është bartëse potenciale e gjenit patogjen të hemoglobinës (njerëz të shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind). Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta Talasemisë.

Sipas të dhënave të MSH, në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës (8- 9% e popullsisë). Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë takohet në zonat e ultësirës perëndimore.

Qytetet më të prekura janë; Lushnja, Fier, Saranda Shkodër).

Talasemia është një sëmundje gjenetike që transmetohet nga të dy prindërit të cilët janë bartës të këtij mutacioni genetik, gjë që tek fëmija e tyre shfaq një anemi. Terapia e vetme mbështetëse për këta individë është transfuzioni i gjakut çdo dy javë, ose çdo 21 ditë për fëmijët më të vegjël.

Vendet ku shfaqet më shpesh talasemia janë vendet e Mesdheut ku malaria ka qenë endemike, si Shqipëria, Greqia, Italia, Qipro e të tjera, por edhe në Azi dhe një pjesë Afrikës.

Sipas OBSH, sot 5% e popullsisë në botë është bartëse potenciale e gjenit patogen të hemoglobinës (njerëz të shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind). Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta Talasemisë. Në vendin tonë, rreth 8- 9% e popullsisë janë bartës. Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë takohet në zonat e Ultësirës Perëndimore. (Lushnjë 7.3%, Berat 7.04%, Fier 9.96%, Sarandë 7.92% dhe Shkodër 0.72%).

me këtë  rast, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, së bashku me deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve.

Me moton “Dhurojmë gjak, shpëtojmë jetë, mbrojmë shëndetin!”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

18 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

19 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

19 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

19 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

19 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

20 hours ago