8 ditë larg Fest 64, artistët ndajnë detaje për këngët e tyre

8 dite larg

Ndërsa çdo ditë janë të pranishëm në provat intensive së bashku me orkestrën 28 artistët pjesëmarrës presin me padurim të ngjiten në skenën e Festivalit. Megjithatë emocionet janë po njësoj si për artistët të cilët ngjiten për herë të parë në skenë e po njësoj për ata të cilët rikthehen.

“Kënga “Përtej Shpirtit’ dhe mesazhi i këngës është për një dashuri sublime përtej kohës”.

“Është një këngë që ka një histori të veçantë se flet për një dashuri që nuk është konkretizuar kurrë. Është një këngë me shumë emocion ku e gjej shumë veten”.

28 krijimet artistike, që do të interpretohen në netët e Fest 64, janë të zhanerave të ndryshme muzikore. Artistët kanë muaj që përgatiten për të ardhur sa më bukur përpara publikut.

“Kënga “Valle mbi hi” tregon mesazhin se jeta e re lind nga hiri. Një shkatërrim total gjithmonë lë vend për rilindje, kjo është ideja”, thanë artistët e “2 Farm”.

Festivali i Këngës në RTSH do të mbahet në datat 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, ndërsa fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2026.