Lajme

74-vjetori i ekzekutimit të 22 intelektualëve nga regjimi komunist, Berisha: Të çlirojmë vendin nga kjo “diktaturë e dytë”

Në 74-vjetorin e vrasjes së 22 intelektualëve nga regjimi komunist, Departamenti i të Përndjekurve në Partinë Demokratike dhe Unioni i të Përndjekurve Politikë organizuan një homazh te ish-Ambasada Sovjetike. Gjatë ngjarjes, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nderuar kujtimin e këtyre intelektualëve të shquar që u ekzekutuan pas një kurthi të organizuar nga policia sekrete shqiptare dhe KGB-ja, për një akt që nuk kishte asnjë lidhje me ta.

Berisha theksoi se ky ishte një krim i shëmtuar kundër njerëzimit dhe një vazhdimësi e krimeve të regjimit komunist që filluan me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare.

“Sot ne nderojmë martirizimin e 22 intelektualëve, ndër të shquarit e kombit shqiptar, të cilët u ekzekutuan pas një kurthi të organizuar nga policia sekrete shqiptare dhe KGB-ja, hedhjen e një shashke apo një bombe asaj kohe ambasadës sovjetike, por që nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me intelektualët kolosë që nuk mund të pajtoheshin kurrë me regjimin komunist. Ky ishte një krim i shëmtuar kundër njerëzimit që regjimi kreu në vazhdën e luftës civile, në vazhdën e krimeve të kryera që nga themelimi i partisë komuniste shqiptare si seksioni i partisë komuniste jugosllave, dhe gjer në fund të ekzistencës së saj”, tha Berisha.

Berisha kërkoi bashkimin e forcave për të çliruar Shqipërinë nga ajo që ai e quajti “diktaturë e dytë”, duke akuzuar regjimin e Edi Ramës për përdorimin e metodave të ngjashme për të mbajtur pushtetin duke shkelur ligje dhe Kushtetutën.

“Nderimi më i madh që u bëjmë ne sot këtyre përfaqësuesve dinjitozë të elitës së kombit shqiptar është të bashkojmë, të angazhojmë të gjitha forcat për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë e dytë, e vendosur nga një bastard i atyre që ekzekutuan 22 intelektualët e pafajshëm vetëm e vetëm për mendimet e tyre kundër diktaturës totalitare. Edi Rama, sot përdor të njëjtat metoda, duke shkelur ligje dhe Kushtetutë, kundër kundërshtarëve politikë, për të mbajtur në këmbë regjimin e tij”, tha Berisha.

Blerti Delija

Recent Posts

Mynih 2025”/ Asllani: Titulli i humbur ‘djeg’ akoma, finalja e Champions-it nuk ndodh çdo vit!

Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet…

13 hours ago

“Giro d’Italia 2025” humb njërin prej protagonistëve

Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven…

13 hours ago

Integrimi, Marta Kos: Shqipëria, mundësi reale për të qenë pjesë e BE deri në 2030

Bashkimi Evropian është i vendosur të avancojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të…

13 hours ago

Malazezi zhduket pasi hyri në Shqipëri / Vëllai i 39-vjeçarit denoncoi në Policinë e Shkodrës humbjen e kontakteve

Një shtetas malazez që ka hyrë në territorin e Shqipërisë ditën e djeshme, ka humbur…

13 hours ago

“Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.…

15 hours ago

Laringiti kronik, zëri që kërkon ndihmë – Shqetësim që nuk duhet neglizhuar

Ngjirja e zërit dhe kollitja e vazhdueshme mund të jenë shenja të laringitit kronik. Një…

15 hours ago