Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të nderuar këtë ngjarje historike. Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit Skënderbe. Më pas, të pranishmit u zhvendosën në lulishten përballë memorialit, ku u përurua shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeut.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuan 581 vjetorin e unitetit shqiptar, simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit.
“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.
Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…
Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…
Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës. Ajo tregon se prej…
Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…
“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…
Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…
This website uses cookies.