53-vjeçari humb jetën në banesë / Një 17-vjeçar u procedua, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, njoftoi se ditën e marte në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, një 53-vjeçar humbi jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale. Ngjarja u referua në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë material.
Në fushën e qarkullimit rrugor, procedimi penal nisi ndaj dy personave të kapur duke drejtuar mjet pa leje, një 45-vjeçar nga fshati Shtoi i Ri dhe një 19-vjeçar nga Shkodra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan gjithashtu një 64-vjeçar, i cili ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Në Malësi e Madhe, një 33-vjeçar u procedua penal për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e tij, ndërsa në Vau i Dejës, një 60-vjeçar u procedua për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.
Të gjitha materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
