Lajme

37-vjeçari kallëzon ish- gruan / “Është larguar me fëmijët”, rasti vë në lëvizje policinë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 29 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi ka  kallëzuar ish- bashkëshorti i saj, 37 vjeç, se ish-bashkëshortja është larguar me dy fëmijët e saj të mitur, pa dijeninë e tij dhe nuk mund të kontaktojnë me fëmijët e tij.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan një 41- vjeçar, banues në fshatin Mali i Jushit, person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja”.

Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim një 17-vjeçar, se është kanosur  për motive të dobëta nga 41- vjeçari.

Ndërsa nisi procedimi penal edhe ndaj një 79- vjeçari, banues në fshatin Bugjon, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, sepse dyshohet se ky shtetas ka aplikuar për dokument biometric, por me datëlindje dhe Nr.personal (të ndryshuar).

 Procedim penal ka nisur edhe ndaj një 38- vjeçareje, banuese në Shkodër, për veprat penale, “Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare’’ dhe “Punësim i paligjshëm”, sepse në subjektin e këmbimit valutor “Exchange”, në lagjen “Vasil Shanto” që administrohej prej saj, është konstatuar nga shërbimet e policisë se ushtronte aktivitet e paliçensuar nga Banka e Shqipërisë si dhe kishte punësuar punonjës të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet për rastet e mësipërme procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

4 hours ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

4 hours ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

4 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

5 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

5 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

5 hours ago