35 vite nga hapja e ambasadave, ngjarjet që shënuan nisjen e fundit të regjimit komunist

2 korriku është dita e një kujtese, e një prej ngjarjeve më të mëdha e të bujshme, hapja e ambasadave. 35 vjet më parë, hapja e ambasadave shënoi jo vetëm fundin e diktaturës, por edhe një shenjë të lëvizjes antikomuniste, duke shënuar fillimin e madh për shqiptarët.
Mijëra qytetarë, të lodhur nga izolimi, u mblodhën në trupat diplomatikë të akredituar në vendin tonë, ku kërkuan liri, dinjitet, por edhe më të rëndësishmen një të ardhme ndryshe.
Ambasada e Republikës Federale Gjermane, ajo e Italisë, por edhe disa të tjera, u kthyen në strehë për rreth 4,764 mijë persona, të dhëna këto sipas regjistrit të ikurve të 2 korrikut, të cilët qëndruan për afro 11 ditë në kushte të vështira, por me shpresën se liria ishte më afër se kurrë.
Po sipas të dhënave, 550 vetë u futën në Ambasadën Franceze, 3,300 në Ambasadën e Republikës Federale Gjermane, 812 në Ambasadën Italiane, dhe 29 në atë Greke, ndërsa numër i vogël në ambasada të tjera.
Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre në shtetet perëndimore.
35 vjet më vonë, 2 korriku 1990 kujtohet si dita kur një popull nisi të thërrasë me zë të plotë për liri, dinjitet dhe të drejtën për të zgjedhur.
Një ditë kujtese dhe guximi i disa mijëra qytetarëve shqiptarë që hapi rrugën për ndryshimin e disa milionave të tjerë.