Lajme

320 mësues për këshillimin e karrierës, Manastirliu: Rol kyç për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të implementohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë.

Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe koordinatorë të karrierës në të gjithë sistemin tonë arsimor. 4.635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10% më shumë se një vit më parë. Ky është një moment shumë vendimtar për sistemin arsimor, nëse do ta marrë këtë drejtim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor, por edhe për zhvillimin e karrierës që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Manastirliu.

Ministrja u ndal te profili i Mësuesit Koordinator të Karrierës, i cili do të ketë një rol kyç, sipas saj, në ndihmën për nxënësit që të bëjnë zgjedhje të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale. Janë 320 mësues që do të marrin rolin e koordinatorit të karrierës.

Sot jemi në një moment ku, vetëm në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kemi hapur 25 shkolla të reja, të rindërtuara dhe të rehabilituara. Dhe 40 kantiere që janë në proces dhe të tjera shkolla që planifikojmë t’i investojmë, në mënyrë që në të gjithë vendin, si në qytet ashtu edhe në fshat, të kemi të njëjtën infrastrukturë shkollore. Por ajo që është vërtet zemra e shkollës nuk janë vetëm muret dhe infrastruktura e objektit, janë mësuesit që mbajnë themelet e arsimit dhe edukimit. Dhe shtimi i roleve të reja brenda sistemit arsimor dhe profileve të reja të mësuesve do të jetë një vlerë e shtuar për mbështetjen e mëtejshme të nxënësve, të familjes dhe të shoqërisë”, përfundoi Ministrja Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

8 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

9 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

10 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

10 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

10 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

10 hours ago