2900 libra falas për shkodranët / Kim Mehmeti: Nisëm e rëndësishme për kulturën
Nën moton “Libri, dhurata më e çmuar”, mbi 140 tituj botimesh në shqip, me rreth 2900 kopje gjithsej, janë ofruar falas për lexuesit shkodranë nga fondacioni Alsar, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Logos-A.
Aktiviteti u zhvillua në bibliotekën “Marin Barleti”, ku i ftuar për të referuar ishte shkrimtari Kim Mehmeti, i cili e cilësoi këtë nismë si mjaft të rëndësishme për promovimin e kulturës dhe librit shqip
Librat e dhuruar përfshijnë literaturë akademike, gjuhësore, historike dhe fetare, të cilat i drejtohen kryesisht studiuesve, studentëve dhe lexuesve të interesuar në të gjitha trojet shqiptare
Në kuadër të projektit për dhurimin e librave, fondacioni Alsar dhe shtëpia botuese Logos-A kanë ofruar vetëm gjatë këtij viti rreth 100 mijë kopje botimesh të ndryshme në gjuhën shqip.

