270 punonjës të Policisë së Shtetit përfitojnë kredi me zero interes, Koçiu: politikë konkrete për stabilitetin familjar

Koçiu

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka vizituar sot familjen e Armandos, punonjës i Policisë së Shtetit, i cili është një nga 270 përfituesit e programit të kredive me zero interes për banesë në strukturat e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë vizitës, Koçiu theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare, që synon të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin familjar të punonjësve të administratës.

Armando është një nga 270 përfituesit e programit për kreditë me zero interes për banesë, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sot jeton në shtëpinë e re së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij”, shkroi ministrja në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë program si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Këtë vit qeveria ka miratuar 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe administratën publike, nga të cilat 90 i takojnë Ministrisë së Brendshme.

Programi synon të lehtësojë aksesin në banesa për punonjësit e shtetit, duke u ofruar mundësinë e një jete më të sigurt dhe të qëndrueshme.