Categories: AktualitetLajme

25-vjetori i Batalionit të Forcave Speciale, Begaj: I ka dhënë Shqipërisë dinjitet në NATO

Në 25-vjetorin e krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, presidenti i vendit Bajram Begaj ka deklaruar se kjo strukturë i ka dhënë dinjitet Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Krijimi i kësaj strukture 25 vjet më parë erdhi jo vetëm si domosdoshmëri e kohës por edhe si rrjedhojë e natyrshme e vizionit tonë euro-atlantik. Batalioni juaj ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë asokohe pjesë e aleancës më e suksesshme ushtarake në botë”, u shpreh Begaj.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj këtij batalioni për përfshirjen në misione dhe operacione nga ato luftarake paqeruajtëse deri tek ato humanitare.

Efektivët e këtij batalioni kanë shërbyer me sukses në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë,  duke i dhënë Shqipërisë dinjitet si anëtare e NATO-s.

Natyrisht, përpjekjet tona do të ishin pa vlerë nëse ju nuk do të tregonit këmbëngulje, përkushtim, profesionalizëm dhe atdhedashuri në misionet tuaja të vështira. Kudo ku keni shërbyer jashtë vendit, në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan, apo brenda vendit në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile, ju e keni lartësuar emrin e Shqipërisë si anëtare e denjë e NATO-s dhe emrat tuaj si profesionistë në vijën e parë të sigurisë,” deklaroi presidenti Begaj.

Duke iu referuar  zhvillimeve më të fundme në fushën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, Presidenti u shpreh se pasojat e këtyre konflikteve mbartin potencialin e përhapjes edhe në rajone të tjera.

Ne do të vijojmë të ndërtojmë marrëdhënie multilaterale, të zhvillojmë partneritete strategjike brenda kornizës euro-atlantike dhe të ruajmë sovranitetin tonë, duke promovuar paqe dhe harmoni. Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët”, ka theksuar më tej Begaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

15 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

15 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

15 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

15 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

15 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

15 hours ago