22 vite nga tragjedia e 9 janarit / Familjarët apel drejtuesit të ri të SPAK: Duam drejtësi!

tragjed 9 janari 26

22 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi.

Të zhgenjyer ndër vite, Shoqata 9 janari  ka   ripërsëritur serish apelin e tyre drejtuar organeve te drejtësisë e veçanërisht drejtuesit të ri të SPAK, për të rihapur dosjen e kësaj tragjedie ku humbën jetën 28 persona nga qarku i Shkodrës.

Çështja nuk është hetuar, ndaj 5 vite më parë, shoqata “9 janari” dorëzoi padinë në SPAK me shpresë tek strukturat e reja të drejtësisë.

Por tashmë kanë marrë një përgjigje negative. Ata sërish nuk dorëzohen teksa kërkojnë hetime dhe drejtësi për tragjesinë e 9 janarit.

22 vjet më parë një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit, drejt Italisë do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa lënë gjurmë.