22 ditë nga fundi i regjistrimit të diasporës, Rama: Regjistrohuni, bëhuni pjesë e momentit historik

Edi Rama ka përsëritur

Ndërsa na ndajnë edhe 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë rëndësinë e votimit nga diaspora për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Rama u kërkoi shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen deri më datën 4 mars në Platformën Elektronike të Regjistrimit për të bërë edhe ata zgjedhjen e tyre me votë.

“22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maji do jetë votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët e Evropës dhe botës do votojnë nga aty ku janë me postë.

Duhet të regjistroheni deri më 4 mars sepse votimi bëhet me postë dhe koha për t’ia çuar fletën e votimit në shtëpi me një zarf të parapaguar edhe për kthimin, është kohë e domosdoshme”, deklaroi Rama.

Ky i fundit shtoi se numri i të regjistruarve deri në këto momente, është premtues, por sipas tij, duhet të jetë shumë më i madh.

Ai theksoi se, gjykimi i çdokujt që sheh progresin e Shqipërisë nga një distancë e arsyeshme, vlen.

Deri më tani, numri i të regjistruarve është premtues, por mund dhe duhet të jetë shumë më i madh akoma. Gjykimi i çdokujt që sheh progresin e Shqipërisë sonë nga një distancë e arsyeshme, vlen.

Mezi pres të shoh se cili do të jetë gjykimi i shqiptarëve të Evropës e botës për Shqipërinë e çliruar nga hija e zezë e paragjykimeve të deridjeshme, për Shqipërinë e respektuar nga Europa e bota, për Shqipërinë që në mandatin tonë të 4-të do hedhë hapin përfundimtar në BE.

Regjistrohuni dhe mos e lini për ditën e fundit kur edhe mund të ngarkohet faqja e KQZ.

Nga kompjuteri apo telefoni, disa minuta për t’u bërë pjesë e një momenti historik në rrugën e demokracisë sonë”, deklaroi kreu i qeverisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.