“120 km për 2 orë”, hapet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit

Belinda Balluku, ka dhënë detaje

Hapet gara ndërkombëtare që do të përcaktojë firmën fituese për linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje mbi veprën infrastrukturore rreth 120 kilometra të gjatë.

Ministrja shtoi se shpejtësia e kësaj linje parashikohet të arrijë në 120 km/orë, ndërsa sipas studimit të fizibilitetit gjatë fazës së ndërtimit të hekurudhës pritet të punësohen 1 mijë persona.

Balluku e konsideroi ndërtimin e linjës hekurudhore “një tjetër gur kilometrik të infrastrukturës shqiptare”.

“Gur kilometrik i infrastrukturës shqiptare. Një nga mjetet e transportit të konsideruar më të rëndësishëm për politikate  BE-së duke pasur parasysh impaktin e madh që ka në zhvillimin ekonomiko-social të një vendi, sidomos ato të Ballkanit Perëndimor.

Kjo hekurudhë ka një domethënie të madhe, sot çelim garën ndërkombëtare të hekurudhën Vorë–Hani i Hotit, një hekurudhë që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cilin ndajmë histori, tradita të përbashkëta dhe aspiratën e madhe për t’u bërë sa më parë anëtarë të BE.

Baza e një transporti të përbashkët që ndërlidh jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por e bën Shqipërinë pjesë të korridoreve paneuropiane.

Linjë hekurudhore prej 120 km që nis nga Vora dhe përfundon në Han të Hotit. Parashikohet që të ndërtohen apo rikosntruktohen 12 stacione. Kjo hekurudhë ka 12 ura dhe ka dhe një tunel të vendosur në zonën e Lezhës 320 metra. Shpejtësia e kësaj linje parashikohet 120km/orë.

Ka një parashikim në studimin e fizibilitetit që zbulon se është një rrugë hekurudhore që do përshkohet për 2 orë mesatarisht dhe do ketë fluks vjetor 2.3 milionë pasagjerëve ose 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit.

Në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet të angazhohen për të punësuar 1 mijë persona ndërsa në fazën e operimit numri i punonjësve vetëm në këtë linjë parashikohet të jetë 100 persona”, deklaroi ministrja në fjalën e saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.