Lajme

11 maji – Takimi me Dumanin, Çelën dhe Celibashin, ambasada gjermane: Organizimi i zgjedhjeve, provë kyçe për demokracinë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, zhvilluan sot një takim në Ambasadën Gjermane në Tiranë me ambasadorët në vend dhe Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it. Takimi kishte për qëllim informimin mbi përpjekjet aktuale për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit.

Gjatë takimit u prezantua një përmbledhje e gjendjes aktuale në të gjithë territorin e vendit, përfshirë numrin e ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më tani. U theksua gjithashtu edhe niveli i bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse në këtë drejtim.

Ambasadorët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve shqiptare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve shqiptare të përfshira dhe efekti parandalues i veprimtarisë së përbashkët ndaj krimeve zgjedhore u mirëprit nga pjesëmarrësit. Ambasadorët përshëndetën angazhimin e aktorëve shtetërorë dhe politikë shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj. Organizimi i këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, gjithashtu në lidhje me aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

Zgjedhjet e 11 majit cilësohen si një provë kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, sidomos në kontekstin e procesit të integrimit europian.

Blerti Delija

Recent Posts

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…

12 hours ago

Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…

13 hours ago

Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…

13 hours ago

Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…

13 hours ago

PSD takime elektorale në Lezhë / Kryetari Doshi: Të varfërit e lënë në harresë në këto 20 vite do të jenë në fokus

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…

13 hours ago

PD  takim me të rininë në Gjuhadol / Kandidati Spahia: Të rinjtë do bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…

13 hours ago