106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.
Veteranët e Vllaznisë janë përballur me administratën e Bashkisë Shkodër, në kuadër të eventeve për 106- vjetorin e themelimit të Shoqnisë Vllaznia.
Më herët, klubi kuqeblu nderoi me mirënjohje katër ish- futbollistë të saj e pikërisht Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda.
Kanë qenë presidenti Alban Xhaferi dhe kryebashkiaku Benet Beci, ata të cilët ua kanë dorëzuar këto çmime.
Për t’u rikthyer tek ndeshja, edhe pse skuadra e administrates së bashkisë kishte në përbërje ish- futbollistë të Vllaznisë, veteranët kanë fituar me rezultatin 8-2 ndeshjen miqësore.