100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas vrasjes së tij në Bari, e organizuar nga kryetari i bashkisë Vito Leccese (lex. Leçeze) dhe Universiteti i Barit.

Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e kësaj figure të rëndësishme të historisë.

Luigj Gurakuqi nuk ishte një figurë as rastësore dhe as episodike, por një personalitet me rol vendimtar për fatin e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Ishin vitet kur Shqipëria po bëhej dhe patrioti dhe shtetari, luftëtari dhe dijetari ynë i madh ishte gjithmonë aty. Ishte ndër më të spikaturit burra të Shqipërisë që i doli zot atdheut të vet me dije e me penë, por edhe me betejat e tij. Ishte jo vetëm një dijetar poliedrik, por edhe një luftëtar për pavarësinë e Shqipërisë,” u shpreh znj. Spiropali.

Luigj Gurakuqi ishte nënshkrues i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë dhe personazh i politikës shqiptare gjatë çerekut të parë të shekullit XX.