Lajme

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! Një kujtesë për luftën për të drejta dhe dinjitet

Në shumë vende të botës, 1 Maji përkujtohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – një ditë reflektimi dhe nderimi për përpjekjet dhe sakrificat e lëvizjeve sindikale për të drejtat e punëtorëve. E njohur gjithashtu si Dita e Punës, kjo festë është simbol i luftës për kushte më të drejta pune dhe barazi sociale.

Origjina e kësaj dite daton në fund të shekullit XIX, kur protestat masive të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara kërkonin vendosjen e një orari pune prej 8 orësh. Ngjarjet kulmuan në Çikago më 4 maj 1886, në atë që sot njihet si kryengritja e Haymarket, ku përplasjet me policinë përfunduan me viktima të shumta. Nga tetë organizatorët, shtatë u dënuan me vdekje, ndërsa i teti me 15 vjet burgim.

Manifestimi i parë u mbajt në Nju Jork më 5 shtator 1882 nga organizata “Kalorësit e Punës”, ndërsa dy vite më vonë, 1 Maji u përzgjodh si datë zyrtare e protestës vjetore. Kjo lëvizje u përqafua më pas nga sindikalistët dhe lëvizjet socialiste e anarkiste në mbarë botën.

Në Evropë, festa u bë zyrtare në vitin 1889 gjatë Kongresit të Internacionales së Dytë në Paris dhe u ratifikua në Itali më 1891. Në Kanada, 1 Maji u njoh zyrtarisht si festë në vitin 1894, duke iu referuar marshimeve të mëparshme të vitit 1872 në Toronto dhe Otava.

Megjithëse nuk njihet në çdo vend të botës, në shumë shtete, përfshirë ato me tradita socialdemokrate si Suedia, 1 Maji mbetet një ditë e rëndësishme për të nderuar kontributin e punëtorëve dhe për të reflektuar mbi sfidat aktuale të klasës punëtore në një botë që ndryshon vazhdimisht.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Begaj uron 1 majin: Nderojmë dinjitetin e punës

 Presidenti Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi…

13 minutes ago

Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e nëntë për konstituim, Kurti takim me Krasniqin

 Sot do të jetë vazhdimi i nëntë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.…

18 minutes ago

Shefi i Pentagonit paralajmëron Iranin: Do keni pasoja nëse vijoni mbështetjen e Houthis

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja…

29 minutes ago

Arrihet marrëveshja mes SHBA dhe Kievit për mineralet

Arrihet marrëveshja e shumëpritur mes SHBA dhe Kievit për mineralet. Shtetet e Bashkuara do të…

32 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Maj 2025

DashiNjë ditë e mrekullueshme për të bërë blerje, sepse dëshira për ndjekur stilet e fundit…

35 minutes ago

Parashikimi i motit, e enjte, 1 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga…

38 minutes ago